English

A ka në Shqipëri harmoni fetare

Po fetë e ndryshme, që kanë hyrë në Shqipëri me lumenj gjaku, si ishin dhe si janë? Le të kujtojmë se fenë krishtere në Shqipëri e sollën romakët. Kur Pirro Burri i Epirit pushtoi thuajse krejt Romën, ai jo vetëm që nuk bëri asnjë krim, por u largua paqësisht

Nga Ali Eltari (Lapi)

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

     Në rast se ju takon të ndodheni në ndonjë aeroport ndërkombëtar ose në rrugët e qyteteve të Europës me siguri do t'u bjerë rasti të shihni grupe turistësh japonez apo izraelitësh. Ata do t'u tërheqin menjëherë vëmendjen, se mes tyre ndodhet një person i veçantë, i cili ndihet menjëherë që është udhëheqësi shpirtëror i tyre. Njeriu shpirtëror ka veshje, që të bind për shenjtëri, por edhe një libërth të vogël, që duket sikur ndjell mirëkuptim dhe harmoni. Të tjerët, kureshtar për të parë gjithçka interesante apo për të blerë ndonjë kujtim nga ai qytet europian, i hapin sytë katër. Dhe, sapo diçka u tërheq vëmendjen, shkëputet nga turma dhe nxitojnë të blejnë atë që u pëlqen ose të fotografojnë me shpejtësi pamjen. Por ky njeri nuk e humb kurrë toruan. Ai nuk hutohet të shohi ku shkon turma, por ndjek vetëm njërin; atë që ndodhet në mes të tyre, njeriun e shenjtëruar, që tërheq edhe vëmendjen e banorëve vendas. Kështu vepron secili prej tyre dhe asnjeri nuk e humbet simiten si Xhaferri në kohën e tij.

    Po me ne shqiptarët, që jetojmë në vendin "ku ka harmoni fetare" çfarë ndodh? Kur isha një rast në Poloni me dy shokë, kaluan me tren nga Varshava në një qytet të madh në perëndim. Atje lamë atë dhe pyetëm vendasit të merrnin trenin tjetër. Njëri më tha të shkoja me të te stacioni i dytë. Atë kohë i këshillova shokët, të më ndiqnin pas. Mirëpo kur vajta te stacioni i dytë, ata nuk ndodheshin me mua. Kuptohet, u bëra tym. M'u desh të kthehesha përsëri te stacioni i parë dhe të kërkoja shokët, por pa u larguar nga vendi ku u ndamë. Shokët ndërkohë më kërkonin mua dhe silleshin vërdallë si kali në lëmë. Isha tërë ankth, se na duhej të arrinim atë mbrëmje pa tjetër në perëndim të Polonisë, në vendin ku takohen kufijtë ndërmjet Çekisë, Gjermanisë dhe Polonisë. Dita po ikte dhe ne ende nuk po e takoheshim. Kishte kaluar më shumë se një orë, kur i shoh në një qoshe rrugë duke biseduar njëri me tjetrin sikur kishin dalë për shëtitje. Ngjarje të tilla nuk ndodhin kurrë me japonezët apo me izraelitët. Ju do të thoni ç'lidhje ka kjo me këta popuj me "harmoninë fetare". Ju lutem bëhuni pak më i durueshëm, se do t'ua shpjegoj.

    Në Shqipëri ka disa fe. Asnjëra nga ato nuk është vendase, por të futura nga pushtues të huaj. Ju e dini, se latinët, në fillimet e tyre kishin fenë tonë, atë që perëndimi e quan "pagane", por që në të vërtetë ajo quhet "pa-gjanë" (pa-gjanë, ku fjala "gjanë" sipas gjuhëtarëve është fjalë e vjetër shqipe që do të thotë "baltë"). Pra feja jonë e lashtë quhet "pa baltë", mbasi vendet ku jetonin Zotët pellazge (shqiptare) qëndronin majë maleve ku gjithçka ishte e pastër, pa baltë.

     Po fetë e ndryshme, që kanë hyrë në Shqipëri me lumenj gjaku, si ishin dhe si janë? Le të kujtojmë se fenë krishtere në Shqipëri e sollën romakët. Kur Pirro Burri i Epirit pushtoi thuajse krejt Romën, ai jo vetëm që nuk bëri asnjë krim, por u largua paqësisht. Edhe ushtarët e zënë rob i lëshoi pa shpërblim, duke u dhënë të kuptojnë romakëve se jetën e njeriut e çmonte dhe vlerësonte si e shenjtë. Është kjo arsye që Kryqi i Kuq ndërkombëtar e ka atë simbol paqeje, ka zbuluar studiuesi i madh shqiptar Dhimitër Pilika. Kur romakët u sulën pa asnjë shkak veç për grabitje, tregojnë historianët romakç, ata e shkatërruan krejtësisht Epirin, vodhën popullsinë vendase duke siguruar tonelata ari, argjendi dhe sende të veçanta me vlera monetare dhe artistike. Rrëmbyen tërë pikturat dhe skulpturat nga muzeumet shumë të pasura të Epirit. Dhe duke mos u kënaqur me ato u vunë zjarrin 70 qyteteve, të mos e merrnin më kurrë veten, nga frika se mos u bëheshin në të ardhme konkurrentë Romës. Dhe të mos u mjaftonin edhe këto, rrëmbyen 150 000 vendas paqësorë dhe i kthyen në skllevër. Kjo ishte vetëm një krim që ata bën në Epir. Disa kohë më vonë do t'i shohim përsëri romakët të djegin edhe 173 qytete të tjerë, duke e kthyer Ilirinë në shkretëtirë. Ata dërgonin edhe kohë më kohë ekspedita dhe shkatërronin Dodonën Pellazgjike, qendrën shpirtërore te Ilirisë kryelartë. Ndonëse e sakatosur nga barbaria romake, Perandoresha Iliri, gjente forca dhe e rindërtonte nga gërmadhat qytetin e shenjtë për t'i dhënë përsëri shenjtërimin e hershëm. Romakët tanimë kishin përqafuar fenë e re, atë të krishterimit. Përse romakët në fillim e torturuan Jezu Krishtin, e kryqëzuan dhe siç i thonë turqit e bën të vdiste me "daramet" e më pas e shenjtëruan duke e quajtur "Zot"? Shumë e thjeshtë. Kur ai ishte gjallë ata nuk mund ta duronin që ky njeri pa baba të sillej si i fuqishëm dhe të kërkonte t'i bindeshin si bir zoti. Mirëpo pas pak shekujsh panë te thëniet e tij diçka që u shërbente. Kështu t'i bindet zotit në qiell dhe përfaqësuesit të tyre në tokë, që në kohën e Jezusit kuptohej për të. A nuk do të qe e udhës të quheshin përfaqësues të zotit sundimtarët romak? Ata e shfrytëzuan këtë mendim dhe ia përshtatën veten. Kështu prej asaj kohe luftërat u ashpërsuan gjoja në emër të krishterimit, duke vrarë e sakatosur njerëz e kombe.

Njëri nga kombet që lëngoi më shumë ishte Iliria e dërmuar dhe shkrumbëzuar nga barbaritë romake. A duhet shqiptarët ta adhurojnë atë "Zot" imagjinar, që u solli shkatërrime të pandreqshme? Është kjo arsyeja që shqiptarët asnjëherë nuk e harruan fenë e tyre pa-gjane. Ata harruan shumë nga hollësitë, por jo disa ditë të veçanta të saj si Dita e Verës, nderimin për Zanat e Maleve, Nata e Buzmit etj. Dhe sa herë që u kërkonin ndihmë hyjnive shkonin jo rrallë të vendet e shenjta pa-gjane, në majat e maleve.

     Si jo njerëzore, feja krishtere që në fillimet e saj pësoi plasaritje. Të parët dolën anglezët që krijuan fenë protestane. Duhet të pranojmë se Anglia qe larg gjeografikisht nga Roma, kështu që edhe sundimi i saj atje qe më i dobët. Atje shkatërrimet ishin më të pakta dhe krishterimi nuk arriti të zëvendësojë plotësisht pa-gjanën ilire. Është kjo arsye përse ato protestuan ndaj krishterimit të ri, ndaj u krijua feja e re me shumë elementë pa-gjanë. Edhe sot tek anglezët vazhdon feja jonë pa-gjane dhe fetarët e saj druid ( nga shqipja druid- drutë, nga që shpesh takoheshin në drutë e lisave) vazhdon ende ceremonitë fetare dhe janë tepër të nderuar në Angli.

    Nuk kaluan shumë vite dhe në Ballkan një grup priftërinjsh krijuan degën e re të krishterimit- Ortodoksinë. Është e çuditshme, por grekët, arritjet mijëra vjeçare të pellazgëve, përparime te ngadalshme, por të vazhdueshme i quajtën "greke", ndonëse vinin nga vende tepër të prapambetura. Kështu fenë e madhërishme pa-gjane të Dodonës kërkuan ta quanin të tyre. Duhet të theksojmë se nën shembullin e Dodonës Pellazgjike ndërtuan Delfin, duke kopjuar gjithçka prej saj.

Sapo romakët u kapën fort mbas fesë krishtere, grekët e braktisën pa-gjanizmin dhe kopjuan  këtë të fundit, duke e quajtur ortodoksi. Dhe në emër të saj, kur perandoria gjakatare romake u shua, u përpoqën të krijonin perandori të re. Nën shembullin e asaj romake, nisën vrasjet dhe shkatërrimet në zonat përreth. Dhe krimet më të mëdha u bën ndaj Ilirisë, të dërmuar dhe copëtuar nga romakët. Kështu toka ilire u bë arena e luftërave të përgjakshme në emër të ortodoksisë, luftëra që ende në mënyra më të stërholluara, por të pandërprera dhe të fshehta, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Po qe se do të lexosh kronikat mesjetare të priftërinjve perëndimore për bëmat e përgjakshme ortodokse në trojet shqipfolëse do të tronditeshit nga barbaritë e tyre.

    Kur këto lufta shkatërrimtare, që nuk e linin Ilirinë (në atë kohë quhej Arbëri) të merrte veten, vjen nga Lindje një tjetër pushtues, Otomanët. Ata sillnin në Ballkan një tjetër mundësi për gjakderdhje në emër të një feje tjetër, atë të myslimanizmit. Të mos ishin pak këta të parët, por këtij vendi e populli theror ua desh të përleshej e gjakosej përsëri dhe të derdhte lumenj të tjerë gjaku. Dihen përleshjet e përbindshme në kështjellën e Koronit në More (sot grekët e kanë kthyer këtë emër në Peloponez që të harrohen emërtimet e vendbanimeve të hershme shqiptare në Greqi dhe origjina e lashtë e tyre) më 1 453 si dhe luftërat e vazhdueshme të kryetrimit Skënderbe. Vetëm mbas një çerek shekulli luftime të përgjakshme dhe shfarosëse mundën turqit të futen në trojet tonat.

Sikur të mos ishim të lodhur dhe dërmuar nga pushtuesit prej të cilët ende rridhnin gjak trojet shqiptare, por erdhi edhe një gjakatar më shumë. Ky për të forcuar pushtetin veproi me të njëjtën mënyrë, solli si pilaf një fe të re, myslimanen. Ndonëse më i vonshëm, ata ishin edhe më të egër, ndaj mbetëm të pushtuar për pesë shekuj, e cila solli veçse fanatizmin e tyre fetarë me dëme të pariparueshme shqiptarëve. Ata duke e ndjerë vetën jo shumë të fuqishëm, por duke dashur ta mbanin në shtypje të përhershme, ndonëse tregoheshin të rreptë ndaj fesë krishtere (ortodokse dhe katolike), nuk i shkatërruan ato, por i dhanë vend të veçantë. I lanë qëllimisht në vendet e pushtuara t'i përçanin dhe t'i mbanin sa më gjatë nën sundim. Vetëm njërën fe u përpoqën ta shkatërronin, fenë tonë të lashtë Pa-gjanen. Asaj ia patën frikën dhe e luftuan me të gjitha forcat të mos përhapej. Kundër saj dërguan shumë forca, por një grusht njerëzit që e mbante atë në veri të maleve në Pakistan, nuk iu dorëzua. Turqit mysliman, pasi e humbët luftën me ta nisën t'i shajnë "Qafiri bidin" pra të pa fe, ndonëse ata vazhdojnë me bindje të fortë në vetvete se kanë fenë më të lashtë dhe më të drejtë të njerëzimit. Nga të gjitha të dhënat që kam gjetur në studimet e bëra nga të huaj tregon më së miri se ata janë vazhduesit e denjë të fesë tone pa-gjane. Një pjesë e të dhënave tregojnë se ata vazhdojnë të gjitha ceremonitë e shqiptarëve të lashtë si vajtjen në vendet e shenjtë malore, që janë pa-gjane etj.

    Meqë ra fjala për "Qafirët" le të flasim pak edhe për ta. Ata e quajnë veten KALASH dhe ngulin këmbë se janë pasardhësit e ushtrisë së Aleksandërit të Madh. Nga disa studime kam gjetur se edhe një pjesë e fjalorit të tyre është e ngjashme me shqipen e sotme, natyrisht duhen lexuar fjalët me kujdes, se janë shkruar nga njerëz që nuk e njohin shqipen. Kështu zoti kryesor i tyre quhet "Dxeu", pra "Zeu", të cilët grekët e quajtën Zeus, por që matematikani gjenial pellazg Pitagora e quajti "Zeu", siç e quajnë ende sot Kalashët hyjnorë. Ata besojnë ende se në malet e larta jetojnë zanat, ashtu siç besonim dhe ne. Ata thonë se kishin shkrimin e tyre, por ia dogjën barbarët. Dhe për të treguar vlerën e fesë tonë të lashtë pa-gjane le të lexojmë çfarë shkruan për ta studiuesja e shquar angleze Maureen Lines. Ajo jep të dhëna për besimin e lashtë të popullit Kalash që jeton në malësitë e Pakistanit Verior. "Besimi Kalash... ndryshe nga besimi krishterë, nuk ka përçarje ndërmjet feve dhe jeteses jofetare." Siç u ra në sy- zonja e nderuar angleze, që u ka dhënë dhe ndofta vazhdon ende t'i ndihmojë kalashët tanë të nderuar,- nuk ka arritur t'i kuptojë plotësisht, mbasi, sipas mendimit tonë, ajo nuk e ka njohur mirë fenë e lashtë pa-gjane. Me gjithë atë, për ne ka rëndësi që thekson se besimi fetar krishtere është tepër i përçarë ashtu si edhe ai mysliman, gjë që tregojnë se njerëzit shohin tek ato gabime trashanike dhe krijojnë degëzime për t'i përmirësuar, ose më saktë për të përfituar. Ndërsa feja pellazgo- shqiptare është aq e drejtë, aq njerëzore, sa që edhe mbas dymijë e katërqind vjet "nuk ka përçarje". Kjo ndodh sepse ajo u krijua në lashtësi të hershme, kur njeriu ende nuk kishte nisur djallëzitë, për të krijuar fe që të sundonin mbi të tjerët herë me kërbaç e herë më kulaç...

    Le t'i kthehemi pyetjes që kemi shtruar për të zgjidhur, a ka në Shqipëri harmoni fetare? Politikanët tonë mashtrues thonë "PO" dhe mburren për këtë në arenën ndërkombëtare. E vërteta qëndron ndryshe. Edhe politikanët e dinë që në Shqipëri nuk ka harmoni fetare, siç nuk ka harmoni të vërtetë në mes të shqiptarëve, siç nuk ka harmoni ndërmjet krahinave, siç nuk ka harmoni në mes të njerëzve të një qytetit. Dhe vazhdojmë të themi se nuk ka harmoni edhe brenda një shtëpie. E përse atëherë politikanët thonë po? Sepse ata gjithnjë gënjejnë. A nuk janë ata që para se të marrin pushtetin trokasin dyer më dyer si lypsar për votën tënde dhe kur nuk ia jepni, e vjedhin? Pasi marrin pushtetin bëhen më barbarë se romakët, ortodoksit, myslimanët etj? Pra atyre u leverdis kjo ndasi mes të shqiptarëve. Edhe të huajve, sidomos grekëve. Ata duke shfrytëzuar këtë gjendje të turbullt dhe pa shpresa në Shqipëri bëjnë çmos ta mbajnë këtë mjegull deri sa të harrohet plotësisht gjuha shqipe dhe të zbulohet papritur që nuk ekzistuaka fare popullsi shqiptare, pra Shqipëria bëhet pjesë e "Greqisë së Madhe". Atyre nuk u interes se zhduket tërë historia e vërtetë e Europës dhe fillimet e gjuhës së folur në botës, që do të ishte një nga krimet më përbindshme të ortodoksisë, por vetëm që gjithçka e krijuar nga pellazgët e lashtë t'ia atribuonin atyre, që në të vërtetë grekët para tre mijë vjetësh nuk dihet ku kacavjerrshin pemëve, duke ulëritur, se ndofta ende nuk dinin të flisnin. Ata jo vetëm që nuk i vret ndërgjegjja për krimet e bëra më shumë se dy mijë vjet, por duke u dhënë ca kocka politikanëve shqiptar kanë mundur të hyjnë dhe të uzurpojnë fenë ortodokse shqiptare që në statutin e tyre e kanë shprehimisht, se duhet të drejtohet nga njerëz me gjak shqiptar.

Politikanët shqiptarë na kanë sjellë peshqesh në Shqipëri një politikan grekë të veshur me rroba fetare, që i ka vënë vetes detyrë të asimilojë shqiptarët duke i mashtruar se gjoja Zoti paska folur "greqisht", kur e vërteta është krejt ndryshe. Për t'i mashtruar u sigurojnë dhe "pensione" që ata ta quajnë veten "grekë". Homeri thekson "Dodona Pellazgjike" ishte froni i perëndive pa-gjanë. Pra atje flitej gjuha pellazge, shqipe dhe jo greke. Këtij politikani mashtrues grek Shenjtëria e Tij At Marku i Elbasanit nguli këmbë që në kishat shqiptare të gjithë kremtimet do të bëhen në gjuhën vendase, pra shqipe. Por djalli Janullatos nxori mallkime ndaj atit të nderuar shpirtëror shqiptar, me kulturë të gjerë fetare, me mendje të kthjellët, të Elbasanit. Ai është njeri i thjeshtë dhe i përkushtuar mbas fesë me gjithë pasionin e tij. Por "hirësia" (që duhet përkthyer në shqip "Hidh hi mbi si") antishqiptari i tërbuar Janullatos, që sheh tek Shenjtërua e Tij At-Marku, pengesën në rrugën e greqizimit të Shqipërisë, nxjerr nga goja mallkime pas mallkimi për të, që është nga shqiptarët më të mëdhenj të ditëve tona. Dhe ky djall grek me pamje shenjtori nxit njerëz të vrasin engjëllin e Shqipërisë, Shenjtërinë e Tij At Markun. Njerëz burracak, në vend të mbrojnë njeriun e shenjtë të kërcënuar e të rrezikuar me jetën e tij herë pas herë, që At Marku ta lërë të lirë djallin Janullatos të nis greqizmin edhe në kishën e Elbasanit, e kërcënojnë atë. Këtyre njerëzve gjakatarë të paguar u kujtojmë se vërtetë sot Shqipëria nuk ka shtet, por ka SHQIPTARË. Për këtë ia theksojmë pseudo priftit Janullatos që t'i vejë gishtin kokën, se ka ikur koha kur helmuat Papa Kristo Negovanin dhe priftërinjtë e tjerë. Nëse do të prekni qoftë edhe një qime nga mjekra e Shenjtërisë së Tij At Markut, ta dish se djelmëria elbasanase dhe shqiptare, që ka nisur të mësojë paudhësitë e tua, nuk do të të lërë më të bësh hije mbi tokë, por do ta pësosh si Çaush Hormova, madje as vend varri nuk do të të mbetet, kudo që ta bëjnë djajtë që ushqen ti me mallkimet e tua.

    "A ka në Shqipëri harmoni fetare?". E përsëris, jo nuk ka. Kjo, jo vetëm brenda fesë ortodokse ka kërcënime me vdekje vetëm e vetëm se prifti patriot nuk bënë siç i kërkon "shefi" i dërguar nga Greqia për të zhdukur Shqipërinë. Kështu, nëse bisedon me mallakastriotët ata do të tregojnë se Janullatosi ka ndërtuar një kishë të madhe në Greshicë ku nuk ka asnjë të krishterë. Përse? Qëllimi është të blejë njerëz të dobët e pak nga pak t'i ktheje në krishterë, mandej në kombësi "greke". Ai ka ndërtuar kishë shumë të madhe ortodokse edhe në Lezhë, në një vend të dukshëm, ku çdo kalimtar e sheh atë së largu, ndonëse atje ortodoks ka fare pak ose asnjë. Dhe një gjigante, ndofta më të madhe se ato në Greqi, po e ndërton në qendër të Tiranës. Kush është arsyeja? Dihen mashtrimet greke...

Edhe kisha katolike nuk qëndron pas. Ndonëse ata janë më atdhedashës, përsëri deri sa drejtohen nga ajo e Romës, nuk janë aq patriotë sa duhet. Kur unë po kërkoja të takoja Shenjtërinë e Tij At Markun gabimisht hyra në një kishë tjetër ku pash komoditet dhe luks të denjë për qendër shpirtërore. Por kur takova njeriun e parë mësova se ishte kishë katolike në qendër të Elbasanit. E përse duhet ndërtuar kisha aq e madhe në Elbasan kur atje nuk ka aq besimtarë që të ndjekim kremtimet fetare? Mos vallë i kanë paratë të tepërta? Jo, kjo tregon rivalitet, me fjalë të tjera kërkojnë t'i vënë bërrylat njëra tjetrës. Më e dhembshmja e të gjithave është kur mëson se krahina e Malësisë shumë shekuj më parë ishte katolike, siç mendohet të ketë qenë veriu i Shqipërisë në kohët e hershme. Një pjesë e shkodranëve, për t'i shpëtuar shtypjes nga turqit u bën myslimane. Ata me nxitjen e pushtuesve turq, u përpoqën t'i kthejnë edhe malësorët në mysliman. Por malësorët nuk pranuan. Turqit, duke vënë përpara myslimanët shqiptarë bën barbarizma në ato krahina. Ata, siç thonë studiuesit, kërkuan ndihmën e serbëve, që i zmbrapsën sulmet myslimane. Dhe që prej asaj kohe lindën urrejtje në mes tyre, kuptohet atyre u frynë shumë serbët që, duke punuar për të ardhmen, u jepnin edhe vajza për gra. Fëmijët, gjoja për t'i ndihmuar, i rrisnin gjyshërit serb, të cilët u mësuan gjuhën sllave. Kështu brez pas brezi ata harruan gjuhën amtare shqipe dhe tani flasin sllavisht. Në ditë tona për sherr të feve, Malësia, quhet Mali i Zi, ndonëse studiuesit thonë se ata ende kanë zakone dhe doke të baballarëve, pra shqiptare, por nuk pranojnë të flasin shqip dhe nuk tregojnë interes të krijojnë miqësi të sinqerta me vëllezërit e tyre të gjakut nga babai. Mos vallë edhe kjo tregon atë që politikanët e quajnë "harmoni fetare në Shqipëri?".

     Në pamje duket sikur komuniteti mysliman është më pak agresiv në këtë drejtim. Tek ky komunitet duket sikur ekziston lëshimi, për t'iu shmangur grindjeve e sherreve. Por edhe kjo është dukje e rreme. Ju i kini parë të hidhen si gjela kur është fjalë për të zgjedhur të parin e tyre. Edhe në disa zona janë zbuluar veprime jo korrekte. Më e dukshmja është sherri që ka lindur në veri të Shqipërisë, ku katolikët ngrenë kryqe në maja kodrash. Kryqet për mua janë ndotje acaruese, që ngrenë nervat. Ato nuk duhet kurrsesi të ngrihej jashtë qendrave fetare e aq më shumë në vende të dukshme. Megjithatë, nëse vërtet në mes të feve ka harmoni siç gënjejnë politikanët, që s'kanë as besë as fe, përse këto nuk i zgjidhin kryetarët e feve mes tyre me marrëveshje, por duhet të dërgojnë fshehtas natën, t'i shembin, për t'i bërë njerëzit ithtarë të tyre? Kjo nuk është "harmoni" po "luftë nate", për t'i hequr simpatizant e njërës fe kundër tjetrës. Unë nuk do ta quaja aspak të dënueshme vendosjen e simboleve brenda territorit të qendrës së tyre fetare. Gjithçka jashtë saj është veçse provokim.

   Në Shqipëri nuk ka aspak harmoni fetare. Në Shqipëri ka vetëm luftë të heshtur fetare. Harmoni fetare kanë vetëm Kalashët tanë heroik, që për rreth 2 400 vjet jetojnë ne mes të feve të ndryshme, që bëjnë gjithçka për t'i bërë të fesë së tyre, por po i qëndrojnë me heroizëm. Dhe mbi të gjitha ata çdo vit festojnë Çiamon dhe ëndërrojnë ditën që do të kthehen në Çamërinë e tyre të shenjtë. Është gati e pabesueshme, por e vërtetë, ata i urojnë njëri tjetrit për të arritur ditën që të kthehen në Çamërinë e të parëve të tyre. Përse veprojnë kështu? Si është e mundur që për kohë aq të gjata, kur "barbarët" u kanë djegur edhe shkrimin e tyre dhe kur çdo gjë e trashëgojnë vetëm gojarisht ata kanë mundur të ruajnë të gjalla kujtimet? Është vërtetë e pabesueshme, por për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje drithëruese le t'i kthehemi edhe një herë asaj që na thotë studiuesja e nderuar angleze Maureen Lines: "Ndryshe nga besimi krishterë, nuk ka përçarje ndërmjet fesë dhe jetës jofetare." E pra ata janë vazhduesit e fesë sonë të lashtë PA-GJANE.

     Duhet të theksojmë se feja pa-gjane ka qenë përhapur në të gjithë botën ku jetonin pellazgët. Ajo ishte feja e parë me qendër në malin e Tu Miri (sot quhet Tomor i Beratit), e cila më vonë shkoi te Tu Miri i Dodonës). Ishte fe tepër njerëzore, ndaj edhe sot nuk ka përçarje fetare. Më pas, kur nisën djallëzitë dhe mbretërit kërkonin mbështetjen e tyre, u krijuan fetë e reja, për të cilat folëm më sipër. Nëse doni hollësi për këtë fe lexoni librin "PELLAZGET KRIJUESIT E QYTERIMIT NJERËZOR" kapitulli "Dodona pellazgjike" faqe 250.

   Meqë shqiptarët, ku secili nëse ndahemi sado pak për të blerë një plaçkë në dyqan humbasin shokun, a mendoni se po të rikrijohet feja jonë e parë shqiptarët pa-gjanizmi nuk do të ndodhnin këto, por do të ketë përfitime tepër të mëdha? Unë mendoj se duhet rikrijuar. Çfarë përfitime do të kemi, mund të pyesni ju. Së pari, duke pasur një fe do të jemi më të bashkuar dhe nuk do të na i vjedhin votat sy për sy politikanët shqiptarë e nuk do të jenë kaq të dhunshëm, pas marrjes së pushtetit. Vështirë se do të mundte prifti serb të vinte në Shkodër dhe për të marrë në mbrojtje kriminelët sllav që në vitet 1912-1916 vranë më shumë se 100 000 shqiptarë, të guxonte t'i quante "shenjtorë" dhe të kërkojë të ndërtohen me ceremoni madhështore varret e tyre, kur për te vrarët shkodranë, që luftuan dhe dhanë jetën për të mbrojtur nderin dhe tokën e të parët nuk u tha asnjë fjalë!? A do të mundnin politikanët tanë, të cilën e dinin fare mirë dëmet që u ka sjellë ortodoksia greke popullit dhe kombit shqiptarë të pranonin të vinte në Shqipëri sharlatan antishqiptar Janullatos të çdrejtonte ortodoksinë shqiptare? Përderisa antifetari Janullatos zhvarros foshnjat dhe gratë shqiptare të vdekura një shekull për të krijuar varreza "të ushtarëve grekë", përse të mos krijojnë edhe varreza me kriminelë serb kur këta në të vërtetë kanë vdekur në Shqipëri? Edhe sot politikanët po i tmerrojnë shqiptarët me sherret dhe mashtrime për heqje vizash dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju e shikoni hartën e Ballkanit. Kudo rreth nesh janë hequr vizat dhe janë futur në Europën e Bashkuar. Kështu, duam s'duam, edhe ne do të na fusim, me dëshira apo pa dëshirën tonë, siç futën Zvicrën. Vonesën e futjes në Europën e Bashkuar nuk e pengon populli shqiptar, por politikanët. Pra nuk kanë pse shqetësohen njerëzit e thjeshtë për maskaradat e tyre. Kjo është vetëm maskarallëku i politikanëve pa karakter shqiptar.

    Mos harroni se vetëm në Greqi ka disa milionë shqiptarë (arvanitas + çamër) që politika e mbrapsht greke po punon me të gjitha mënyrat t'u heq nga kujtesa historinë dhe t'i shfaqi si popull të prapambetur, ashtu siç kërkonte të bënte fashizmi me shqiptarët, pas e pushtimit të saj. Feja jonë pa-gjane do t'i detyrojë shtetet Greke dhe Turke të hapë shkolla shqipe për shqiptarët. Një gjë e tillë mund të bëhet edhe në shumë shtete ballkanike dhe europiane ku ende sot popullata e quan veten ilirë dhe kanë ndjeshmëri të madhe për Shqipërinë. Nëse ata do të ndihmohen nga ne të mësojnë shqipen, gjuhën më të bukur dhe më të vjetër të botës e të kenë të gjitha të drejtat, që kërkojnë edhe pakicat e huaja në Shqipëri, ata do të na i shpërblejnë mijëra fish. Të mos harrojmë se sipas disa hamendjeve vetëm në Turqi mendohet të ketë më shumë se 30 milionë shqiptar. Por ka edhe më shumë nga këta në vende të tjera të botës. Shqipëria për arsye të ndasive fetare, e kanë përçarë kombin tonë dhe asnjëherë nuk kanë mundur dhe nuk do të mundin ta krijojnë shtetin që u duhet shqiptarëve, ndonëse janë bërë shumë përpjekje nga patriotë të nderuar. Nëse kjo gjë do të ishte arritur përpara se të krijoheshin shtetet e tjerë ballkanik, atëherë kur në tërë Ballkanin kishte më shumë shqiptarë-folës se të huaj, ky shtet sot do të lulëzonte dhe nuk do të mbetej vendi më i varfër i Europës. Edhe shtetin grek shqiptarët e çliruan, por ortodoksia i vrau pas shpine heronjtë dhe i shoi nga kujtesa emrat e mëdhenj çlirimtar.

     Siç shihet Shqipëria është ende në rrugë kryqe. Nëse ne sot krijojmë fenë e Bashkimit Kombëtarë PA-GJANE, ajo do të afrojë krahinat që ende e quajnë veten e tyre ilirë rreth Shqipërisë dhe do të ecim me shpejtësi përpara të kalojmë shumë shtete, që sot disa i kanë zili. Nëse do të vazhdojmë të dëgjojmë qemanet qaramane të politikanëve për të ashtuquajturën "harmoni fetare në Shqipëri" do të fundosemi gjithnjë e më poshtë dhe do të mbetemi edhe në të ardhmen, populli dhe kombi më i varfër i Europës.

Pra, rikrijimi i fesë shqiptare PA-GJANE është detyrë e ngutshme. Në të njëjtën kohë duhet të mësojmë mirë vlerat e pa-gjanizmit të Kalasheve dhe të druidëve të Anglisë. Nënvizojmë se vetëm në 21 qershor të këtij viti, Agjencia Associated Press tregon se në Stonehexhe të Anglisë morën pjesë 35 000 vet, të drejtuar nga druidët e mençur, siç i quajnë anglezët. Në të shkuan jo vetëm nga Anglia, por edhe nga Estonia, Australia etj. Atje u bën ceremoni martesore, karnavalet karakteristike të Dodonës pellazgjike dhe veprimtari të tjera të gëzuara, që tërheqin banorë nga shumë vende. Madje pjesëmarrësit e ceremonive druide thanë se gurët ishin të ngrohtë si të ishin drurë. Pati nga ata që ngulnin këmbë që atje ishin shëruar shumë të sëmurë. Për të gjitha këto feja jonë e lashtë, për vlerat e saj të mëdha, po përtërihet nëpër botë. Kjo fe me vlera do të na sjellë përfitime të mëdha shpirtërore kombëtare. Atëherë, përse të mos e rikrijojmë, me ndryshime, që t'i përshtatet kohës në të cilën jetojmë? Feja jonë do të jetë më e mira e botës dhe të huajt nuk do të zemërohen, se ajo ka shekuj që ka nisur të përqafohet edhe nga Franca, Holanda, Belgjika, Danimarka, Gjermania, SHBA, Australia dhe vende të tjera, ndonëse është harruar origjina e saj pellazge. Mbi të gjitha feja do t'i bashkojë shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj e nuk do të lejojë qeveritarët shqiptarë te telendisin kombin, por do të bëjnë trusni mbi qeveritarët të shmangin korrupsionin dhe të vënë në jetë vendime që do ta nxjerrin Shqipërinë nga prapambetja për ta vendosur në krye të popujve më të zhvilluar të botës, siç ka qenë. Të mos harrojmë se kur lulëzonte feja jona kanë dalë njerëz të mëdhenj, me të cilat po mburren grekët, ndonëse atë fe ata e braktisën kur lindi krishterimi.

Ka ardhur koha që të mos dëgjojmë më shprehjen angleze se "shqiptarët janë djepi i kulturës botërore, por kanë mbetur në djep". Po të rindërtojmë fenë tonë, që bota të thonë "Shqiptarët kanë qenë djepi i kulturës botërore dhe janë ende në krye të kulturës botërore".

KOMENTE