Krujë, 10 gusht, NOA - Forcat e policisë së Krujës kanë arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin Genc Kasalla, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një person gjatë një konflikti.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur Kameras të Krujës, pas një debati me Edmond Kadiun, banues në Fushë-Krujë, ku në bashkëpunim edhe me djalin e tij, R.Kasalla, e kanë plagosur me armë zjarri në shpatullën e djathtë.
Bëhet e ditur se tani Kadiu i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
U kryen veprimet e para hetimore si dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale arma e krimit automatik kallashnikov si dhe 5 gëzhoja metalike.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunum dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76,22 ,25 dhe 278/2 të Kodit Penal në ngarkim të Genci Kasalla dhe R. Kasalla, ky i fundit i shpallur në kërkim.
n.e/NOA