English

Hetimet për organet, banorët në Mat bllokojnë hetuesit e KE-së të hyjnë në banesë

Mat, 10 gusht NOA - Banorët e fshatit Gurrë në Mat kanë mbajtur të bllokuar sot për më shumë se dy orë hetuesit e Këshillit të Evropës të cilët po tentonin të hetonin akuzat e Serbisë sipas së cilës UÇK-ja ka trafikuar organet e serbëve.

Banorët nuk ka pranuar që përfaqësuesit e KE-së me në krye kryesuesin e misionit, Dk Marti të vëzhgojnë banesën në të cilën thuhet se janë u janë marrë organet serbëve.

Ata u kanë dalë makinave të hetuesve përpara duke i bllokuar ata për më shumë se dy orë.

Mësohet se banorët kanë pretenduar një dokument të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme të cilën duket se përfaqësuesit e KE-së nuk e dispononin.

Kjo gjë ka mbajtur të bllokuar dhe pa mundur të vëzhgojnë banesën në Mat,

Banorët thanë se nëse do tu tregohej dokumenti i Prokurorisë së Përgjithshme atëherë ata do t'i lejonin hetuesit të hynin në banesë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE