Shkodër, 10 gusht NOA - Një 35-vjeç është arrestuar nga policia pasi kanosi me pistoletë pas një sherri banal një 54-vjeçar.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në Shkodër kur Petrit Livadhi, 35- vjeç, lindur në fshatin Plan, Dukagjin dhe banues në fshatin Dajç, të Rrethit të Shkodrës ka kanosur me pistoletë 54-vjeçarin I. Gj, lindur e banues në fshatin Dajç, të Rrethit të Shkodrës, i cili ka bërë dhe kallëzimin penal.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  Petrit Livadhit, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip-pistolete Zastave, bashku me një krehër me dy copë fishekë.
Sipas policisë ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy personave.
Livadhi u arrestua pasi akuzohet për veprat penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe "kanosje me armë zjarri".
k.k/NOA