Kavajë, 10 gusht NOA - Qëllon me ajër në pistoletë dhe më pas ia jep armën shokut që ta fshehte por të dy janë kapur nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në Bullaj të Kavajës kur Andi Muça 21-vjeç ka qëlluar në ajër me një pistoletë tip-Zastava.
Policia e njoftuar për të shtënat është vënë menjëherë në lëvizje duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Por Muça për t'i shpëtuar prangave ia ka dhënë pistoletën shokut të tij Artit Rushit me qëllim që ai ta fshehte atë.
Por kjo gjë nuk është realizuar duke çuar edhe 20-vjeçarin Rushi në prangat e policisë.
Ndaj dy të rinjve u krye arrestimi për veprat penale të "Armëmbajtjes pa leje" dhe të "Prishjes së qetësisë publike".
k.k/NOA