Irak, 10 gusht NOA - Iraku është përfshirë sot nga katër sulme me makina-bombë, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.
Sipas autoriteteve vendase dy kamiona-bombë shpërthyen në një fshat shiit pranë qytetit verior të Mosulit ku u raportuan të paktën 23 persona u vranë dhe mbi 100 u plagosën.
Ndërsa, dy makina-bombë të tjera shpërthyen pranë dy kantiereve ndërtimi në Bagdad e për pasojë mbetën të vdekur të paktën 10 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.
Sulmet e sotme afër Mosulit shkatërruan 30 shtëpi në fshatin Khaznah, 20km në lindje të Mosulit.
Zyrtarët thanë se makinat shpërthyen njëkohësisht.
Â