English

Kap hajdutin në lokalit e vëllait e godet me sopat, policia e arreston

Tiranë, 10 gusht NOA - Godet me sopat hajdutin në lokalin e vëllait, arrestohet nga policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Kashar të Tiranës kur Përparim Madani 47-vjeç nga Tropoja dyshohet se ka shkuar në një lokal me qëllim vjedhjen e tij, por është diktuar nga vëllai i pronarit.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se vëllai i pronarit të lokalit, Selim Kamberi 28-vjeç nga Tirana, sapo ka diktuar hajdutin e ka goditur atë nga pas me një sopat duke e lënë të plagosur rëndë.

Madani u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila bëri të mundur zbardhjen e skemës së kësaj ngjarjeje.

Policia sekuestroi në vendngjarje një lopatë dhe një palë paterica.

Ndaj vëllait të pronarit të lokalit u mor masa e arrestit për veprat penale të "Plagosjes së rëndë, me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme" , ndërsa i plagosuri u arrestua për veprën penale të "Vjedhjes së mbetur në tentativë".

k.k/NOA

Â

KOMENTE