English

Konflikti për çështje pronësie, dy vëllezër plagosin dy persona

Durrës, 10 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Armand Myftarin pasi pas një konflikti për motive pronësie, në bashkëpunim me vëllain e tij, Klodian Myftari, kanë tentuar të vrasin me thikë dy persona.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata mësohet se janë Xhaferr Neli, 23 vjeç dhe Agim Myftari, 26 vjeç.

I pari ka marrë goditje thike në pjesën e kraharorit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën, ndërsa Agim Myftari ka marrë goditje në sup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po vazhdon puna për sqarimin e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes dhe kapjen e Klodian Myftarit.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit në ngarkim të Armand dhe Klodian Myftarit, për veprën penale të "Vrasjes me dashje" mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE