English

Masakra e së premtes, Gjykata e Krimeve të Rënda jep sot masën e sigurisë për Dajtin

Tiranë, 10 gusht, NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë paraditen e sotme masën e sigurisë për të shumëkërkuarin Dritan Dajti dhe bashkëpunëtorin e tij, të dyshuar si autorë të masakrës së të premtes ku mbetën të vrarë 4 agjentë policie, Erges Xhaxhi. Por edhe ndaj bashkëpunëtorit Elvis Karoli, i cili u kap një ditë më pas nga policia pasi dyshohet të ketë lidhje shoqërore me Dajtin.

Nuk dihet ende nëse Dritan Dajti, do të mbërrijë vetë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë, apo ajo do t'i komunikohet në mjediset e Spitalit Ushtarak, ku aktualisht është duke u kuruar.

Nda tij, rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana cilësuese" e kryer nëbashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mjeteve policore, sikundër ka edhe tre dënime të rënda që rëndojnë ndaj tij në kohën që ka qenë i shumëkërkuar prej policisë,

Nga ana e saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj Dajtit akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një polici gjatë detyrës, vepër penale që ndëshkohet sipas

nenit 79 të Kodit Penal.

Ndërsa ndaj të arrestuarit Elvis Karoli, i cili u kap në Tiranë një ditë pas ngjarjes, është ngritur akuza e ndihmësit në bashkëpunim për vrasjen e katër oficerëve të policisë.

Dënimi minimal për tre të akuzuarit në bazë të Kodit Penal është 20 vjet, ndërsa maksimali është burgim i përjetshëm.

n.e/NOA

KOMENTE