Tiranë, 10 gusht NOA - Ende nuk kishte përfunduar një proces gjyqësor ku gjykata kishte vendosur për të detyrim paraqitje, pasi akuzohej për vjedhje, por ky fakt duket se nuk e ka penguar 21-vjeçarin të realizojë një tjetër vjedhje.
Amarildo Sinani 21-vjeç u kap dje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën "Muhamet Gjollesha", i ka vjedhur një telefon celular tip-Nokia një qytetareje.
Sapo ka kryer vjedhjen ai u largua me shpejtësi, ndëra e dëmtuara lajmëroi menjëherë policinë.
Me të mbërritur në afërsi të "21 Dhjetorit", Sinani është përballur me forcat e policisë të cilat e kanë kapur atë.
Atij ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur, ndërsa iu komunikua masa e arrestit për veprën penale të "vjedhjes".
k.k/NOA