Athinë/Elefsinë, 10 Gusht NOA - Një grua e re shqiptare, emigrante prej vitesh në Greqi, ka mbytur dy fëmijët e saj dhe më tej tentoi të vetëflijohej.
Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në qytetin bregdetar Elefsinë pranë kryeqytetit Athinë, informon korresponde4nti i agjencisë së lajmeve NOA.
Të vdekur, brenda shtëpisë së tyre në Elefsinë, u gjendën motër e vëlla, përkatësisht tetë dhe dhjetë vjeçar.
Ekspertiza paraprake nxjerr se dy fëmijët janë mbytur rreth mesditës së të hënës.
Ndërkohë, nëna 37-vjeçare e dy fëmijëve të vdekur, tentoi të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nën rrotat e një makine në rrugën Iera ("Iera Odho").
Në gjendje të rëndë për jetën, ajo është dërguar në spitalin shtetëror të Xhanios që ju shihni në foto, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia tha se po heton të gjitha detajet që lidhen me ngjarjen dhe shkaqet e krimit.
n.s/NOA/ Vijon me lajmin e plotë në edicionin e pasdites