English

Obama në Meksikë, diskuton për gripin e derrave dhe luftën kundër narkotikëve

Meksikë, 10 gusht NOA - Gripi i shkaktuar nga virusi H1N1, tregtia dhe lufta e Meksikës kundër narkotikëve janë çështjet kryesore të diskutimeve mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe krerëve të Amerikës së Veriut.

Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë pritet të paraqesin një plan të përbashkët kundër gripit A-H1N1, ndërsa për çështjet e tjera kanë ende mosmarrëveshje.

Ndërkohë që Presidenti meksikan, Felipe Kalderon, i ka kërkuar Presidentit Obama se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me shpejtësi për t'i dërguar Meksikës 1,4 miliardë dollarë në ndihmat e premtuara për të luftuar krimin e organizuar.Â

Ringjallja e ekonomike në tri vendet është një tjetër çështje që pritet të diskutohet nga Obama e krerët e Amerikës së Veriut.

KOMENTE