English

Sekuestrohet një makinë e vjedhur në Serbi, hyri në Shqipëri nga një malazez

Tiranë, 10 gusht NOA - Antitrafiqet e policisë së Tiranës sekuestruan një automjet i cili rezulton i vjedhur në Serbi.

Burime zyrtare nga policia thanë se dje u sekuestrua automjetin tip "Volsvagen" që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale M.K.

Sipas policia makina me targa Gjermane rezulton e vjedhur në Serbi në vitin 2006.

Dyshohet automjeti ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hani të Hotit, nga një shtetas me shtetësi Malazeze.

Materialet do t‘i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".

k.k/NOA

KOMENTE