Mosul, 10 gusht, NOA - Iraku është tronditur sot nga një valë sulmesh, të cilat kanë shkaktuar me dhjetëra të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.
Sipas të dhënave, kanë qenë të paktën katër sulme me makina-bombë, të cilat duket se kanë vënë në shënjestër popullatën shiite, duke pasuar në këtë mënyrë sulmet e ditës së premte, ku u vranë dhjetëra persona të tjerë nga sulme pararendëse.
Ndërsa mëngjesin e sotëm, të parët ishin dy kamiona bombë të cilët shpërthyen në një fshat shiit pranë qytetit verior të Mosulit, ku u vranë të paktën 23 persona dhe mbi 100 u plagosën.
Ndërkaq, dy makina-bombë shpërthyen pranë dy kantierëve ndërtimi në Bagdad, teksa punëtorët e krahut po mblidheshin për të kërkuar punë, ku njoftohet se mbi dhjetë vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Këto sulme mendohet se lanë të vrarë të paktën 16 vetë dhe plagosën 80 të tjerë.
Ndërsa nga sulmet e mëngjesit të së hënës afër Mosulit u shkatërruan 30 shtëpi në fshatin Khaznah, 20km në lindje të Mosulit.
n.e/NOA