Kinë, 10 gusht NOA - Tajfuni "Marakot" për të cilin u paralajmëruar se po i afrohej Kinës, ka mbërritur duke shkaktuar të paktën zhdukjen e 10 personave.
Autoritetet vendase bënë të ditur se deri më tani rezultojnë të zhdukur 10 persona nga tajfuni që ka prekur Kinën.
Ndërkohë që zona e cila rrezikohej të prekej nga "Marakot-i" u braktis nga banorët.
Rreth 1 milionë banorë u evokuan nga zona pas parashikimeve të cilat treguan se tajfuni po i afrohej Kinës.
Por sidoqoftë "Marakot-i" deri më tani ka rezultuar me 10 të zhdukur ndërsa lagjet janë përmbytur nga uji.
Tajfuni sipas parashikuesve do të ishte me erëra të forta dhe reshje shiu.
k.k/NOA