English

Tenton të rregullojë një defekt në kabinën e energjisë elektrike vdes elektricisti

Shkodër, 10 gusht NOA - Tenton të rregullojë një defekt në linjën elektrike të tensionit të lartë, gjen vdekjen elektricisti.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në fshatin Luf, komuna Qerret, në Pukë, në një kabinë elektrike të tensionit të lartë të kur ka gjetur vdekjen nga rryme elektrike 50-vjeçari Pjeter Ndoku, punonjës i OSSH-së.

Policia mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas veprimeve të para hetimore konkludoi se elektricisti ka qene duke rregulluar një defekt në linjën elektrike të tensionit të lartë kur aksidentalisht ka pasur kontakt me rrymën e energjisë gjë e cila i ka shkaktuar atij vdekjen.

Sipas policia hetimet po vazhdojnë për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila paraprakisht dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

k.k/NOA

KOMENTE