Kosovë, 10 gusht NOA - Vrasja e çiftit serb dy ditë më parë në Gjilan të Kosovës është ka pasuar me reagime politike në Beograd.
Organet shtetërore të Serbisë, kanë zhvlerësuar organet e Kosovës.
Petkoviq Trajanka 58-vjeç dhe Bogdan Petkoviq 64-vjeç, u gjetën të vdekur dy ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Partesh të komunës së Gjilanit.
Policia konkludoi se çifti bashkëshortor ishte vrarë gjë e cila ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Kosovar Hashim Thaçi i cili dënoi vrasjen dhe u shprehu ngushëllimet familjes së çiftit.
Mirëpo vrasja e çiftit serb në Gjilan ka pasuar edhe Beogradin zyrtar të cilët e kanë quajtur këtë një vrasje të ndikuar etnikisht, madje duke kërkuar që hetimet të zhvillohen nga një trupë neutrale e udhëhequr nga institucionet ndërkombëtare.