English

Afganistan, vriten tre ushtarë amerikanë

Afganistan, 11 gusht NOA - Gjatë tre ditëve të fundit janë vrarë tre ushtarë amerikanë në Afganistan.

Përleshjet me kryengritësit, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit, kanë pasuar me vdekjen e tre ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Sipas zyrtarëve të NATO-s gjatë javëve të fundit numri i ushtarëve të koalicionit të vrarë në Afganistan është shtuar ku gjatë gushtit janë vrarë rreth 30 pjesëtarë të trupave ndërkombëtare.

Ndërsa 75 ushtarë nga trupat amerikane dhe ndërkombëtare u vranë në korrik, përgjegjësit sipas zyrtarëve janë kryengritësit talebanë.

KOMENTE