Tiranë, 11 gusht NOA - Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani ka marrë sot një mesazh ngushëllimi nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. John L. Withers II, për rënien në detyrë të katër të oficerëve të policisë më 7 Gusht 2009.
Në mesazhin e ambasadorit Withers thuhet:
"Mësuam me shumë keqardhje vdekjen në krye të detyrës të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari. Vdekja e këtyre oficerëve të devotshëm të policisë, gjatë kohës që ata kryenin detyrën e tyre, dëshmon dhe një herë për sfidat e mëdha dhe punën e rrezikshme me të cilën përballen zbatuesit e ligjit".
"Unë dhe kolegët e mi, - vijon mesazhi, - ju përcjellim ngushëllime të thella juve dhe të gjithë nëpunësve të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar".
"Në këtë moment dhimbjeje, lutem përcillni ngushëllimet tona më të thella tek familjet e heronjve të rënë", - përfundon mesazhin e ngushëllimit Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. John L. Withers II.
e.l/NOA
Lajme që lidhen me argumentin:
Dritan Dajti merr masën e sigurisë ‘arrest me burg' nga Krimet e Rënda
Dritan Dajti mbajti larg policinë duke qenë pranë saj me gradën nënkomisar
Kreu i policisë së Shtetit, Prençi: Operacioni nuk u dekonspirua
Rrezikshmëria e Dritan Dajtit, operacioni dhe dekonspirimi i policisë
Dritan Dajti dhe bashkëpunëtori i tij Erges Xhaxhi kurohen në Spitalin e Burgut
Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
Lajmi dhe fotot që e shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA. Ndalohet publikimi i tyre i plotë ose i pjesshëm pa u cituar burimi NOA
Komentoni lajmin më poshtë