English

Banka Botërore vlerëson masat mjedisore në Termocentralin e Vlorës

Vlorë, 11 gusht NOA - Drejtoresha për Vendin dhe Koordinatore Rajonale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage në një vizitë që kreu këto ditë në Shqipëri, u shpreh e kënaqur në Termocentralin e Vlorës me progresin dhe zbatimin e masave zbutëse mjedisore.

Ajo gjithashtu vizitoi një nënstacion të energjisë elektrike në Berat. Duke rikujtuar gjithashtu projekte të tjera të Grupit të Bankës Botërore në sigurinë e digave dhe privatizimin e operatorit të shpërndarjes, ajo vuri në dukje se "është shumë inkurajuese të shihet se angazhimi afatgjatë i Bankës Botërore në sektorin e energjisë elektrike në Shqipëri, së bashku me atë të donatorëve të tjerë, po jep përmirësimet e pritshme në furnizimin me energji elektrike, që sjell zhvillim."

Znj. Jane Armitage, tha se qëllimi i vizitës së saj ishte për të vlerësuar përparimin në zbatimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore në Shqipëri.

Në këtë kontekst, ajo pohoi se vizitoi disa projekte dhe u takua me përfituesit e tyre. Përveç kësaj, Znj. Armitage diskutoi me autoritetet më të larta shqiptare mbi situatën aktuale makroekonomike dhe atë fiskale, mbi ndikimin e krizës financiare ndërkombëtare si dhe filloi dialogun mbi programin e financimit të Bankës Botërore për katër vitet e ardhshme. Â Znj. Armitage vizitoi dhe u takua me përfitues të projekteve në Tiranë, Fier, Vlorë, Jalë dhe Berat përfshirë edhe përfitues të projekteve: Cilësi dhe Barazi në Arsim, Gripi i Shpendëve dhe Gatishmëria dhe Përballimi i Pandemive tek Njeriu, Sektori i Prodhimit të Energjisë Elektrike, Komuniteti i Energjisë Elektrike i APL-2 të Evropës Jug-lindore mbi Transmetimin, Menaxhimi i Integruar i Zonës Bregdetare dhe Pastrimi, Projekte të Rrugëve Dytësore dhe Lokale.

Ajo vizitoi edhe sheshin e propozuar për një shkollë të re në Paskuqan. Znj. Armitage vizitoi gjithashtu edhe Qendrën e Kujdesit Intensiv në Spitalin "Nënë Tereza", Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik si edhe qendrën e propozuar të Laboratorit të Shëndetit të Kafshëve, të gjitha këto projekte të financuara në kuadrin e projektit "Gripi i Shpendëve dhe Gatishmëria dhe Përballimi ndaj Pandemisë tek Njeriu."

Drejtoresha për Vendin e Bankës Botërore kaloi disa orë dhe me Organizatën e Përdoruesve të Ujit (projekt pilot) në Cukas, Fier, ku fermerët shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nën Projektin ‘Menaxhimi i Burimeve Ujore', i cili ka kontribuar në zgjerimin e zonës së ujitur dhe në rritjen e rendimenteve bujqësore dhe atë të prodhimit.

Gjatë inspektimit të kryer për rehabilitimin e një rrugë në Berat, Znj. Armitage shprehu vlerësimin e saj për implementimin e shpejtë të projektit për rrugët sekondare dhe lokale , "investime të tilla, të cilat ndihmojnë komunitetet të lidhen me tregjet në qytetet e afërta, janë me të vërtetë të rëndësishme për përmirësimin e jetesës rurale dhe nxjerrjen e shumicës nga varfëria. "

Gjatë vizitës së saj në Jalë, Znj Armitage u takua me familjet e përfshira në rastin e hetuar nga Paneli i Inspektimit mbi projektin e Pastrimit dhe Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare për të diskutuar lidhur me përparimin në zbatimin e Planit të Veprimit të Raporti të Menaxherëve.

***Â

Shqipëria u bë pjesë e Grupit të Bankës Botërore në vitin 1991. Angazhimet e Bankës Botërore në vend deri më sot kapin një total prej afërsisht 1.1 miliardë USD për 67 projekte. Aktualisht ka 18 projekte në zbatim me një angazhim prej 300 milionë dollarësh.

r.l/v.m/NOA

Â

KOMENTE