English

Basha-Erkula: Me Turqinë do të ketë "boom" zhvillimesh të reja

Tiranë, 11 gusht NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, priti sot në një takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Suphan Erkula, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Basha ka shprehur kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve tradicionale e miqësore që ekzistojnë midis dy popujve e dy vendeve tona.

Kurse vlerësoi kontributin e angazhimin e vazhdueshëm të ambasadorit Erkula në intensifikimin e zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Nga ana tjetër, Basha rikonfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e plotë të qeverisë shqiptare për avancimin dhe thellimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat.

Në veçanti Ministri shprehu falënderimet për mbështetjen e gjithanshme e të çmuar që Turqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të plotë në NATO, për kontributin dhe ndihmën e saj të pakursyer për realizmin e reformave dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur të Turqisë për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

Kurse nga ana e tij, Ambasadori Erkula shprehu bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të reja dhe se dialogu politik në nivel të lartë, bashkëpunimi dypalësh, veçanërisht në fushën ekonomike e tregtare, do të vijë duke u intensifikuar gjithnjë e më shumë në të ardhmen.

e.l/NOA

Lajmi dhe fotot që e shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA. Ndalohet publikimi i tyre i plotë ose i pjesshëm pa u cituar burimi NOA

Komentoni lajmin më poshtë

KOMENTE