English

Berisha pret presidentin e një kompanie turke: Mirëpres interesat turke

Tiranë, 11 gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot presidentin e kompanisë turke TAT Group- Devel.Center, Dr Mehmet Tatlici.

Në këtë takim, kompania turke prezantoi projekt propozimet për investime në fushën e energjisë së rinovueshme, në transportin rrugor dhe në turizëm.

Investitorët turq parashikojnë që për projektet e energjisë së rinovueshme të investojnë në rajonin Tepelenë- Sarandë.Â

Ndërkohë që kërkojnë të marrin me konçension ndërtimin e Rrugës së Arbërit si dhe ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ndërsa në fushën e turizmit, kompania turke parashikon të ndërtojë një rezortë turistike në Vlorë.

Kryeministri Berisha mirëpriti interesat e grupit turk duke theksuar se investimet në këto fusha përbëjnë një prioritet themelor, ku qeveria shqiptare ka angazhuar një pjesë të rëndësishme të burimeve financiare. Gjithashtu në takim, Kryeministri Berisha informoi përfaqësuesin e kompanisë turke për mbështetjen e plotë që qeveria shqiptare dhe legjislacioni u ofrojnë investitorëve të huaj.

KOMENTE