English

Braktis foshnjën 2 muaj pas lindjes, policia në kërkim të nënës 25-vjeçare

Elbasan, 11 gusht NOA - Varfëria dhe mungesa e strehimit dyshohet të jenë shkaku i braktisjes së foshnjës dy muaj pas lindjes nga një nënë e re.

Foshnja është braktisur dje në Elbasan nga nëna e saj e cila është identifikuar si Flora Koceku 25-vjeçe.

Mësohet se e reja është paraqitur dje në shtëpinë "Nënë Tereza" në lagjen Syrja Dylgjeri në Elbasan ku strehohen fëmijët e braktisur.

25-vjeçarja ka lënë një fotokopje certifikate dhe foshnjën dhe më pas është larguar pa lënë adresë.

Fill pas konstatimit të braktisjes së foshnjës, punonjësit e shtëpisë "Nënë Tereza' lajmëruan policinë.

Forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të identifikuar me saktësi nënën e fëmijës e cila dyshohet të jetë nga Shkodra.

KOMENTE