English

Emigranti shqiptar, mbyt me kavo çeliku 51-vjeçarin grek

Athinë, 11 gusht NOA - Një emigrant shqiptar është denoncuar sot në policinë greke si autor i mbytjes me kavo çeliku të një 51-vjeçari grek, i cili arriti të dalë nga rreziku për jetën pas ndërhyrjes mjekësore.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës, në Kiliks, pranë kilometrit të tetë të rrugës shtetërore Polikastru-Selanik në Greqi.

43-vjeçari nga Shqipëria, me qëndrim të rregullt në vendin fqinjë, kishte probleme personale me 51-vjeçarin grek.

Këto probleme lindën gjatë udhëtimit të tyre me makinën që drejtonte shtetasi helen.

Në një çast gjaknxehtësie, 43-vjeçari shqiptar dle nga makina, rrëmben një kavo çeliku dhe ia vë në fyt 51-vjeçari grek duke tentuar t'i marrë jetën me mbytje.

Kjo përpjekje ka zgjatur disa minuta dhe burri grek ka humbur ndjenjat. Duke menduar ai kishte vdekur, emigranti shqiptar e ka lënë në makinë dhe ka vrapuar në drejtim të paditur.

Nja një orë më vonë, 51-vjeçari grek ka dalë nga gjendja e të fikëtit dhe ka kërkuar ndihmë. Një makinë policie ka mbërritur në pak minuta dhe e ka dërguar në spital, ku i marrë në pyetje ka treguar ngjarjen që i ndodhi.

Mjekët thanë se gjendja e të dëmtuarit është e rëndë por nuk paraqet rrezik jete

Pasditen e sotme, policia konfirmoi se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, 43-vjeçarin shqiptar, të cilin e akuzon për vrasje të mbetur në tentativë. Ai u kap nga forcat policore të Polikastrës, pa rezistencë. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit mes dy burrave, por hetimet po vazhdojnë.

n.s/NOA

Â

KOMENTE