English

Gripi i derrit, një 4-vjeçar mund të jetë infektuar

Tiranë, 11 gusht NOA - Një 4-vjeçar dyshohet të jetë prekur nga gripi i derrave,

Mjekët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se mes pesë mostrave që do të dërgohen në laboratorin e Bukureshtit për kryerjen e analizave është edhe i një vogëlushi 4-vjeçar i cili mund të jetë infektuar nga virusi A/H1N1.

Të paktën edhe pesë raste janë nën mbikëqyrje pasi dyshohet të jenë prekur nga gripi i derrave ndërsa deri më tani në Shqipëri rezultojnë të konfirmuar 12 raste të infektuar nga virusi A/H1N1.

Ndërkohë që nga spitali mësohet se të prekurit po ashtu edhe të dyshuarit me gripi e derrit ndodhej në një situatë të lehtë dhe asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën.

k.k/NOA

KOMENTE