English

Kinë, rrëshqitje dheu nga tajfuni "Marakot", numërohen viktima

Kinë, 11 gusht NOA - Tajfuni "Marakot" ka shkaktuar rrëshqitje dheu në lindje të Kinës duke shembur disa shtëpi.

Sipas mediave vendase, disa persona mbetën nën rrënojat e shtëpive ndërsa autoritetet bënë të mundur nxjerrjen e të paktën gjashtë personave të cilët ishin ende gjallë.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut është shkaktuar dhe rrëshqitja e dheut.

Ndërkohë që tajfuni "Marakot" ka shkaktuar dëme të shumta në Tajvan ku të paktën gjashtë persona deklarohen të vdekur.

Tajfuni ka rrezikuar dhe dëmtimin e qindra personave ndërsa qindra të tjerë janë evokuar nga banesa e tyre.

k.k/NOA

KOMENTE