Lushnje, 11 gusht NOA - Dy persona të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në vendin e quajtur ‘Ura e Rrogozhinës".
Aksidenti ndodhi sot kur një automjet me targa italiane është përplasur me një makinë mbeturinash me targa DR8983 D. Mësohet se dy automjetet kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin kah kur makina e mbeturinave i ka prerë rrugën automjetit tjetër i cili është spostuar në bankinat anësore të autostradës. Hekuri mbrojtës i autostradës i ka hyre mjetit mes për mes duke rrezikuar jetën e dy personave që ndodheshin në makinë.
Shkëlqim Jeshili dhe Alfred Dupi u transportuan menjëherë në spital nga ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë po jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës së mbeturinave deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.
k.k/NOA