English

Ndahet nga jeta Junis Kenedi Shrajver, motra e ish-presidentit Kenedi

Amerikë, 11 gusht NOA - Ndërron jetë Junis Kenedi Shrajver, motra e ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi dhe një ndër themeluest e lëvizjes së Lojrave Olimpike për fëmijë me probleme mendore.

Junis Kenedi Shrajver u nda nga jeta sot në një spital në Masaçusets në moshën 88- vjeçare.

Sipas mediave të vendit të cilët citojnë familjarët e Shrajver, ajo ndodhej në një spital pranë shtëpisë së saj në gadishullin Cape Cod pasi një seri hemorragjish cerebrale.

Junis Kenedi Shrajver themeloi Olimpiket Speciale në vitin 1968, një aktivitet sportiv për fëmijë me probleme mendore. Kjo nismë e saj e mori frymëzimin nga motra e saj më e madhe, Rozmari, e cila kishte probleme mendore dhe kaloi një pjesë të madhe të jetës në spital, pas një operacioni në tru.

KOMENTE