English

Në fund të mandatit, ambasadori turk takohet me Topallin

Tiranë, 11 gusht NOA - Në fund të mandatit të tij, ambasadori turk Suphan Erkula është takuar me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.

"Erdha në një periudhë interesante gjatë së cilës pashë realizimin e ndryshimeve shumë të shpejta të vendit dhe po iki në kohë interesante për Shqipërinë." tha ambasadori turk. Ai u shpreh i kënaqur që kishte kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, ku ndër të tjera përmendi dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit midis dy vendeve u cilësua, ndër të tjera, ndërtimi i një vepre gjigante si rruga Durrës-Kukës.

Nga ana e saj, Kryetarja Topalli i shprehu ambasadorit turk mirënjohjen e veçantë për çuarjen përpara të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e përgëzuar për punën e efiçente përfundoi me realizimin e takimeve të nivelit të lartë. "Ju keni qenë një mik i Shqipërisë dhe keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjatë këtyre viteve janë intensifikuar takimet mes kryeministrave dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, në të gjitha aspektet, kanë njohur vetëm rritje," tha Kryetarja Topalli.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE