ALBtelecom pjesë kryesore të projekteve të saj ka përmirësimin e vazhdueshëm të Kujdesit ndaj Klientit, duke i dhënë rëndësi parësore investimeve dhe projekteve në këtë drejtim.
Kompania ka kryer investime serioze në këtë aspekt dhe ka krijuar një strukturë të veçantë për Shërbimin ndaj Klientit, e cila është e standardeve bashkëkohore dhe u jep zgjidhje të gjitha problematikeve që lidhen me shërbimin e ofruar nga ALBtelecom. Investimet në këtë drejtim do të jenë të vazhdueshme për të përmirësuar në vijueshmëri shërbimin për të gjitha produktet që ne ofrojmë. Pjesë e këtij projekti është dhe ofrimi i shërbimit të faturave për klientët e ALBtelecom. Â
Si pasojë e mosshpërndarjes së rregullt dhe në mënyrë të përsëritur të faturave për abonentët e ALBtelecom nga ana e Posta Shqipwtare, Albtelecom ka ndërmarrë shpërndarjen e faturave edhe vetë, duke vendosur në plan të parë interesin e klientëve. Â
Për ofrimin e këtij shërbimi në një kohë sa më të shpejtë dhe sipas standardeve bashkëkohore, kompania jonë ka investuar dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim. Zbatimi i këtij projekti është në fazën e tij tw parë, gjë që mund të ketë sjellë vështirësi në shpërndarjen e plotë të faturave për të gjithë abonentët tanë, por në të ardhmen shpërndarja e faturave do të realizohet në masën 100% dhe në kohë reale.Â
Nga ana tjetër, ALBtelecom ofron shërbimin e faturës dhe përmes postës elektronike. Abonentët që për një arsye apo për një tjetër, nuk arrijnë të marrin në kohë shërbimin e faturës, mund ta marrin faturën përmes postës elektronike. Duke telefonuar në numrin 123, abonentët e ALBtelecom mund të lidhen me operatorët tanë dhe të rregjistrojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që shërbimi i faturës t'u ofrohet përmes postës elektronike.
Â