English

Njoftim nga Ministria e Mbrojtjes

Ditën e martë, datë 11 gusht 2009, ora 18.30, në Regjimentin Komando në Zall-Herr do të organizohet ceremonia e nisjes së kontigjentit paqeruajtës shtesë në Afganistan.

Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm Kryeministri z. Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Maksim Malaj, si dhe të ftuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, autoritete të pushtetit lokal, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve etj.

Lutemi për pjesëmarrjen tuaj për të pasqyruar në media këtë veprimtari të rëndësishme për Forcat tona të Armatosura.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Sektori i Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes

KOMENTE