English

Plagosën me thikë tre persona, arrestohen nga policia

Durrës, 11 gusht NOA - Policia e Durrësit çon në qeli tre persona të shpallur në kërkim për veprën penale të "vrasjes me paramendim" e mbetur ne tentativë e kryer në bashkëpunim.

Mbrëmë policia ka bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit Klodian Myftari, 30-vjeçarit Bledi Çerri dhe 60-vjeçarit Ymer Myftari,

Sipas policisë ndalimi i tyre u krye pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrat e ndalimit për ta sepse tre ditë më parë në lagjen nr.16, në Durrës ku kanë plagosur me thikë tre shtetas.

Tre personat në bashkëpumim edhe me Armand Myftarin i arrestuar fill pas ngjarjes kanë plagosur me thike shtetasit Xhaferr Neli, Agim Myftari dhe Fatmir Myftari.

k.k/NOA

KOMENTE