English

Schumacher: Nuk kthehem te Formula 1

Gjermani, 11 gusht NOA - Michael Schumacher vendosi të mos kthehet në Formula 1. Dhimbjet në qafë pas aksidentit me motor që pësoi në shkurt të vitit të kaluar ka deklaruar si shkak piloti gjerman për të mos zëvendësuar Felipe Massen për të drejtuar Ferrarin.

Vendimit për të mos u kthyer te Formula 1, Schumacher e ka bërë të ditur dje në faqen zyrtare të skuderisë.

"Kam bërë të pamundurën për t'u kthyer përkohësisht. Me shumë keqardhje, nuk funksionoi", ka deklaruar Schumacher.

Në deklaratën e tij thuhej se kishte lajmëruar presidentin Luca di Montezemolo dhe Stefano Domenicalin.

"Nuk jam në gjendje të zëvendësoj Felipen", shtoi piloti gjerman.

k.k/NOA

KOMENTE