Lezhë, 11 gusht NOA - Një e moshuar ka gjetur vdekjen sot në mesditë pasi u përplas nga një automjet, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Aksidenti ndodhi sot në autostradën Laç-Lezhë, në vendin e quajtur Fushë-Milot kur një automjet tip-Hunday, me targa të huaja, që drejtohej nga 30-vjeçari Edmond Qosja, banues në Maminas të rrethit Durrës, ka përplasur një kalimtare, Prena Paloka 70-vjeçe banuese në Fushë-Mamurras.
E moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendngjarje mbërritën hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat.
Burime nga policia thanë se aktualisht po mbahet i shoqëruar në komisariatin e Kurbinit drejtuesi i mjetit deri në sqarimin e plotë të aksidentit.
k.k/NOA