Tropojë, 11 gusht NOA - Më shumë se 500 rrënjë binë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar sot nga policia e Tropojës.
Sipas policisë bimët narkotike të llojit kanabis sativa, ishin mbjellë në 3 parcela në zonën e largët të Durrajt të Epërm, rreth 50 kilometra larg qytetit të Bajram Currit. Policia e Tropojës prej disa ditësh ka organizuar një operacion për identifikimin e zonave të mbjella me bimë narkotike.
Kështu falë informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe krehjes së zonave të largëta u bë i mundur zbulimi i parcelave me bimë narkotike ditën e sotme.
Burime nga policia thanë se po punohet për të identifikuar dhe pronarët e bimës narkotike.
k.k/NOA