English

"Vija ajrore" zbulon 4 mijë rrënjë hashash në rajonin e Shkodrës

Shkodër, 11 gusht NOA - Edhe në qarkun e Shkodrës janë kryesor sot operacione në përpjekje për të zbuluar dhe asgjësuar bimë narkotike të gatshme për korrje.

Burime nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, se në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe me Repartin e FNSH, u organizua operacioni i koduar "Vija Ajrore".

Si rezultat i aksionit, u bë i mundur identifikimi dhe asgjësimi i një sasie prej gjithsej 3.720 rrënjë bime narkotike cannabis sattiva.

Bimët narkotike të kultivuara, u gjetën në vendin e quajtur "Sipër Diges", në fshatin Qerret të Komunës Temal, në një territor të hapur nëpërmjet shpyllëzimit, në tokë pa pronar të ligjshëm, ku janë identifikuar 8 parcela me 2.250 rrënjë bimë Canabis Sattiva.

Po ashtu, edhe 14 parcela me 1.480 rrënjë Canabis Sattiva u zbuluan në vendin e quajtur "Kodra e Shëngjergjit", në fshatin Mazrek të Komunës Temal, gjithashtu në një territor të hapur nëpërmjet shpyllëzimit, në tokë pa pronar të ligjshëm.

Policia tha se u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe u bë asgjësimi i këtyre bimëve me anë të djegies.

"Po punohet për dokumentimin ligjor të rasteve, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët kane ushtruar ketë aktivitet të paligjshëm", sqaroi policia e cila ka dërguar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", pa autorë.

r.d/e.n/NOA - Më shumë foto, gjeni këtu

Drogë u zbulua sot dhe në jug, klikoni këtu: Zbulohen plantacione të rimbjella me marijuanë në jug, nuk dihen autorëtLajmi dhe fotot që e shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA. Ndalohet publikimi i tyre i plotë ose i pjesshëm pa u cituar burimi NOA

Komentoni lajmin më poshtë

KOMENTE