Tiranë, 12 gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që Këshilli i Ministrave të marrë në shqyrtim në mbledhjen e ardhshme projektligjin "Për privatizimin e fshatrave turistik".
Sipas Berishës ky projektligj është i mjaft të rëndësishëm pasi i jep përgjigje përfundimtare statusit të fshatrave turistik në Shqipëri. "Borgjezia e re duhet në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën ku janë ndërtuar vilat e tyre në fshatrat turistik, dhe këto fonde do të kalojnë për pronarët" tha Berisha. Statusi i fshatrave turistik është një problem i ndërlikuar ndaj dhe sipas kryeministrit, duhet ti jepet një përgjigje përfundimtare në interes të dyja palëve e atyre që e posedojnë por edhe të pronarëve, sepse të gjitha fondet do të kalojnë për pronarët. k.k/NOA