English

Braktisin automjetin që sapo vodhën për tu shpëtuar prangave, kapen nga policia

Tiranë, 12 gusht NOA - Â Dy moshatarë janë arrestuar sot pasi akuzohen se kanë vjedhur një automjet.

Skënder Çela, 25-vjeç dhe Artan Laçi, 25-vjeç, banuesa në Laç, të dy të dënuar më parë për vjedhje u arrestuan nga efektivat e komisariatit të policisë sepse dje në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip-Benz, me targa TR 2873 D, në pronësi të një qytetari. Në momentin e kapjes nga shërbimet e policisë, dy të rinjtë kanë tentuar t'i shmangen punonjësve të policisë, duke braktisur më pas automjetin e vjedhur.

Por policia sërish kanë mundur të kapin autorët e dyshuar ku i kanë shoqëruar atë në komisarit.

Pasi u morën në pyetje, moshatarëve ju komunikua masa e arrestit për veprën penale të "Vjedhjes" në bashkëpunim, dhe të "Kundërshtimit të punonjësve të rendit publik".

k.k/NOA

Â

KOMENTE