Tiranë, 12 gusht NOA-Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se  së shpejti do të miratohet projektligji për privatizimin e fshatrave turistikë.
Duke prezantuar këtë iniciativë të re ligjore, Berisha sqaroi se ata që kanë ndërtuar vila në fshatrat turistike do të blejnë tokën me çmimin e tregut, fonde të cilat do të përdoren për pronarët.
"Unë do të kërkoja që në mbledhjen e ardhshme të konkludohen disa problem të rëndësishme, për të cilat është punuar nga ministritë e linjës. Së pari, ligji për privatizimin, pasi nuk mund të bëjmë fjalë për legalizim, të fshatrave turistike.
Borgjezia e re duhet që në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën që vilat e tyre kanë zënë në fshatrat turistike dhe këto fonde kalojnë për pronarët. Në këtë mënyrë, ato do t'i gëzojnë edhe më shumë shtëpitë e tyre të ëeekend-it", theksoi kryeministri Berisha.
Sipas tij, statusi i fshatrave turistike është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, por tani duhet t'i jepet përgjigje përfundimtare në interes të dyanshëm, të atyre që i posedojnë shtëpitë dhe të pronarëve, sepse të gjitha këto fonde do të kalojnë për pronarët.
m.i/NOA