Kosovë, 12 gusht NOA - Policia e Kosovës ka arrestuar sot në afërsi të Prizrenit një qytetar serb të Kosovës, të dyshuar për krime lufte në periudhën 1998-1999.
Lajmi për arrestimin e serbit është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, i cili ka thënë se i dyshuari është Goran Vuçkoviq, 33-vjeç.
Sipas zëdhënësit të policisë i arrestuari aktualisht po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prizren. Për prangosjen e Goran Vuçkoviq të akuzuar për krime lufte është njoftuar edhe prokuroria speciale e EULEX-it.