English

Kulmi i përtacërisë për britanikët, më mirë të flenë sesa të bëjnë seks

Angli, 12 gusht NOA - Britanikët përtojnë shumë.

Ata gjithmonë janë të lodhur, për të luajtur me fëmijë ecin shkallëve, madje nuk vrapojnë edhe nëse autobusi iu ikë para hunde.

Por kulmi i përtacërisë arrin kur sipas një studimi britanikët, preferojnë më mirë të flenë pak më gjatë sesa të bëjnë seks. Sipas studimit, një e treta e britanikëve nuk do të vrapojë pas autobusit, ndërsa dy prej tre do të përdorin ashensorin për t'i ngjitur në katin e dytë.

Një herë kur vjen në shtëpi, çdo i gjashti britanik, i ulur në kolltuk do të preferojë të shikojë programin i cili nuk i pëlqen sesa të çohet dhe të ndërrojë programin. Madje 1/3 e çifteve britanike nuk kanë forcë për seks as në mëngjes as në mbrëmje.

58 për qind e tyre pohojnë se kanë seks të dobët sepse nuk merren me kurrfarë aktiviteti sportiv. Përveç fëmijëve të cilëve nuk iu kushtojnë shumë vëmendje, të dëmtuara janë edhe kafshët shtëpiake.

Madje gjysma e pronarëve të qeneve deklaruan se thjeshtë nuk munden çdo ditë t'i çojnë në shëtitje. "Këtu na sollën ushqimet e shpjeta, telekomanda madje edhe blerjet përmes internetit. Britanikët janë bërë shumë përtacë", tha Sarah Dauncey, drejtoresh e Nuffield Health, firmë kjo e cila e kreu këtë studim. "Njerëzit duhet të bëhen më të lëvizshëm, jo vetëm për të mirën e tyre por edhe për të mirën e familjeve të tyre, miqve dhe kafshëve shtëpiake. Nëse nuk fillojmë të kontrollojmë këtë problem, krejt gjeneratat do të bëhen të paafta për të kryer punët më të thjeshta", përfundoi Dauncey.Â

KOMENTE