English

Maqedonia kundër kampionit evropian, Spanjës, me rastin e 100-vjetorit të futbollit në vend

Shkup, 12 gusht NOA/MIA - Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll, sonte në orën 21:30, në arenën kombëtare "Filipi i Dytë" do të luajë ndeshje miqësore me reprezentacionin e Spanjës.

Ndeshja është pjesë e shënimit të "100-vite futboll në Maqedoni" dhe njëherit promovim i tribunës së re veriore në stadiumin e qytetit.

Në prag të ndeshjes së futbollit, sonte me fillim në orën 18:00, në sheshin qendror të qytetit në Shkup, Federata e futbollit e Maqedonisë dhe operatori mobil T-Mobile organizojnë hepening sportiv.

Admiruesit e futbollit do të kenë mundësinë të shoqërohen me përfaqësuesit e kombëtares së Maqedonisë, e më pas në video bim të madh ta ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes Maqedonia-Spanja. Anëtarët e reprezentacionit të Maqedonisë do të arrijnë në Sheshin "Maqedonia" në fillim të hepeningut, një kohë të caktuar do të shoqërohen me vizituesit, pas çka do të nisen në përgatitjet e fundit para ndeshjes zyrtare me Spanjën.

Para vizitës në hepeningun sportiv, reprezentacioni i Maqedonisë do të takohet me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov.

Reprezentacioni Spanjës, i kryesuar nga seleksionuesi Vinsent Del Boske, në Shkup arriti dje pasdite, ndërsa mbrëmë e mbajti e treningun e parë në arenën "Filipi i Dytë".

Ministria e Punëve të Brendshme ndërmori masa planifikuese dhe aktivitete për sigurim fizik dhe të komunikacionit të ndeshjes ndërkombëtare miqësore në futboll ndërmjet kombëtares së Republikës së Maqedonisë dhe Spanjës.

Krahas arenës kombëtare dhe vendit ku është vendosur reprezentacioni mysafir, masa sigurie do të zbatohen edhe në të gjitha vendet dhe rrugët e trafikut ku do të ketë grumbullim dhe lëvizje të vizitorëve dhe mysafirëve të interesuar.

"Ditën kur do të luhet ndeshja, në bulevardet "Ilinden" dhe "Shën Klimenti i Ohrit" dhe në rrugët "Leninova", "Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot" dhe "Naum Naumovski Borçe" komuniacioni do të zhvillohet me regjim të veçantë, ndërsa parkimi i automjeteve do të lejohet në parkingun "Vodno" dhe në rrugët ndërmjet bulevardeve "Ilinden" dhe "Partizanski Odredi", thuhet në kumtesën e MPB-së dhe shtohet se masat do të zbatohen nga një numër i mjaftueshëm i policëve dhe persona të tjerë të autorizuar.

KOMENTE