English

NATO, Rasmusen viziton nesër Kosovën

Prishtinë, 12 gusht NOA - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të vizitojë nesër Kosovën.

Në njoftimin e dërguar nga forcat paqeruajtëse në Kosovë bëhet e ditur se Rasmusen, fillimisht do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral-lejtnantin Xhuzepe Emilio Gaj.

Agjenda e Rasmusen do të vijojë më pas me një takim zyrtar me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e FSK-së, Fehmi Mujota. Rasmusen pritet të takohet edhe me përfaqësuesit kryesorë të komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqësit vendorë politikë.

KOMENTE