Tiranë, 12 gusht NOA-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së NATO-s në Shqipëri.
Në fjalën e tij ai ka falënderuar gjeneralin Vasili Kirilov Dimitrov për mbështetjen që ka dhënë misioni për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
 "Ju erdhët këtu 18 muaj më parë, në krye të komandës së NATO-s në Shqipëri, erdhët në një periudhë kur anëtarësia e Shqipërisë në NATO ishte ende një aspiratë.
Në këtë periudhë ju ishit jo vetëm dëshmitar, por një katalizë dhe një kontributor i madh dhe rëndësishëm në zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri" u shpreh kryeministri Berisha.
Në prani të admiralit Fitzgeral, ministrit të mbrojtjes Oketa, shefit të Shtabit të Përgjithshëm Malaj dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri, gjenerali Vasili Kirilov Dimitrov ia dorëzoi detyrën gjeneral brigade Dincho Ivanov Karamunchev.
m.i/NOA