English

Vetëm 19 dollarë, në San Diego!

San Diego, 12 gusht NOA - Është një kompleks luksoz, por udhëheqësit e tij menduan për vizitoret çmimet më të lira, me shpresën se herën tjetër ata do të kthehen e do të paguajnë çmimin e plotë.

Udhëheqësit e kompleksit luksoz hotelier, the Rancho Bernardo Inn, u kujtuan se si në këtë kohë të recesionit global të ofrojnë shërbime dhe çmime më të lira mysafirëve të vetë. Çmimi i zakonshëm i qëndrimit në këtë kompleks në San Diego, i cili ka tri pishina dhe terrenin për golf, kushton 200 dollarë, por vetëm nëse keni diçka kundër nëse flini në tendë. Ç'është e vërteta, mysafirëve iu ofrohet i ashtuquajtur ‘paketa për mbijetesë' në kuadër të së cilës çmimi për dhomë zvogëlohet varësisht nga të gjitha ato që turistët nuk do t'i përdorin. Kështu në këto 19 dollarë, nuk përfshihet kafjalli, ajri i kondicionuar, drita, letra e tualetit, çarçafët, madje as shtrati. Personeli do t'i heqë dyshekët në mënyrë që mysafirët në dhoma mund t'i shtrijë tendat e veta. Të gjitha këto në fakt janë pjesë e fushatës reklamuese të hotelit, sepse drejtorët e tij shpresojnë se po këta mysafirë të njëjtë, të cilët shfrytëzojnë lirimin do të kthehen dhe atëherë do të paguajnë çmimin e plotë.Â

KOMENTE