English

Delegacioni i Komisionit Evropian ngushëllon Nishanin për vrasjen e 4 policëve

Tiranë, 13 gusht NOA - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani mori sot një mesazh ngushëllimi nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë më 7 Gusht 2009, gjatë një aksioni në Durrës për kapjen e super të kërkuarit Dritan Dajti.

"Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vdekjen tragjike të katër punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin policor në Durrës, të Premten, më 7 Gusht" thuhej në mesazhin e Delegacionit të Komisionit Evropian drejtuar kreut të dikasterit blu, Bujar Nishanit.

"Delegacioni i Komisionit Evropian u përcjell ngushëllimet më të thella familjeve të të rënëve për humbjen e këtyre burrave të zotë që dhanë jetën në shërbim të vendit të tyre.

Delegacioni i Komisionit Evropian përfiton nga rasti që t'i shprehë edhe një herë konsideratën më të lartë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit" përfundon mesazhin e ngushëllimit Delegacioni i Komisionit Evropian.

k.k/NOA

KOMENTE