English

Drogohet në shtëpi, gjendet i vdekur nga familjarët

Durrës, 13 gusht NOA - Ovërdoza i ka shkaktuar vdekjen një 37-vjeçari i cili u gjet pa jetë në krevatin e tij nga familjarët.

Artur Baci 37-vjeç, lindur e banues në lagjen "Lugina" në Shijak është gjendur dje në banesë nga familjarët e tij i vdekur.

Të alarmuar familjarët kanë lajmëruar policinë e cila mbërriti menjëherë pranë banesës për të bërë këqyrjen e provave.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve "NOA" se duke ju referuar deklarimeve të familjareve të të ndjerit, 37-vjeçari ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe i pijeve alkoolike.

Kështu trupi i pa jetë i Bacit u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe mësohet se mjekësia-ligjore zbuloi se shkaku i vdekjes së tij është marrja mbidozë e lëndëve narkotike.

k.k/NOA

KOMENTE