Durrës, 13 gusht NOA - Policia e Durrësit çon për ndjekje penale një 23-vjeçar pasi kishte në pronësi një automjet luksoz që dyshohet se është vjedhur në Itali.
Ditën e djeshme policia e Durrësit ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë 23-vjeçarim Elion Rama, lindur e banues në Tiranë.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOS se procedimi penal ndaj 23-vjeçarit ka filluar për arsye se në lagjen nr.1 në Durrës i është bllokuar mjeti tip BMV 330 me targë TR 4490 P, ngjyrë e zezë, me numër shasie ËBAËD510X0PË18649 kur në momentin e bllokimit e drejtonte shtetasi Mirian Meta.
Nga verifikimet e kryera rezulton se ky automjet është i vjedhur më datë 29 tetor të vitit 2007 në Itali.
U kryen veprimet e para proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale u krye bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit dhe dokumentacionit e tij.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngakam të Elion Ramës për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".
k.k/NOA