English

"Global Property Guide": Shqipëria po josh turistët

Tiranë, 14 gusht, NOA -Shqipëria po josh një numër gjithnjë e më të madh të blerësve nga jashtë, për shkak të klimës së saj dhe shpenzimeve të ulëta për jetë.

Kështu shprehet Matthew Montagu Pollock, botuesi i revistës profesionale "Global Property Guide".

Pollock theksoi se Shqipëria është duke kapërcyer tashmë periudhën e vështirë, që kishte kaluar nën izolimin komunist dhe jostabilitetit që pasoi dhe tani ka filluar të zërë hapin me Evropën, sa i përket cilësisë së jetës.

Sipas Pollock, "pjesa më e madhe e njerëzve synojnë të jetojnë në një shtet të nxehtë dhe me diell dhe Shqipëria sipas tij është një shtet i këtillë".

"Në të gjitha anët, njerëzit preferojnë të jetojnë në rajone të nxehta bregdetare, e jo në rajone të lagështa dhe të ftohta. Shqipëria është një shtet me diell, gjendet në brigjet e Evropës, është një vend tejet i bukur dhe është ende i lirë", theksoi Pollock.

Ai argumenton se blerja e pronës në Shqipëri është një investim i mençur, pasi sikundër thekson, "Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se Shqipëria do të përjetojë shtimin më të madh ekonomik në Ballkan këtë vit, pas Malit të Zi". Në bazë të të informacioneve statistikore të publikuara nga Instituti për Hulumtim të Politikave Publike, të publikuara në dhjetor të vitit 2006, në Shqipëri para tri viteve kanë jetuar 190 shtetas britanikë kurse sivjet ky numër është disafishuar, duke mos llogaritur mijëra turistë anglezë që vijnë për pushime disaditore.

KOMENTE