Londër, 13 gusht NOA-Që nga dita kur në Britaninë e Madhe u shënua rasti i parë me gripin e derrit AH1N1 e deri më sot kanë humbur jetën 44 persona.
Por ndryshe nga situata e krijuar në atë kohë, këtë javë vihet re një ulje e rasteve të prekura nga virusi i ri që ka pushtuar mbarë botën.
Sipas të dhënave të Agjensisë për mbrojtjen e Shëndetit në kryeqytetin ngel, Londër, thuhet se  numri i rasteve të reja të infektuara nga virusi H1N1 ka rënë në 25,000 të tilla javën e kaluar, krahasuar me 30,000 raste të regjistruara në javën paraardhëse.
Specialistët theksojnë se deri tani nuk ka sinjale se virusi po pëson ndryshime. Ai nuk po bëhet më i rrezikshëm dhe nuk po bëhet rezistent ndaj antiviralëve.
m.i/NOA